BallinaDiasporaNjë takim i veçantë në Cyrih: Konsullata e Kosovës mirëpret pilotin Agon...

Një takim i veçantë në Cyrih: Konsullata e Kosovës mirëpret pilotin Agon Sejdiu

-

Shefi i misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, ka pritur sot në një takim të veçantë pilotin me prejardhje nga Kosova, Agon Sejdiu.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih pilotin Agon Sejdiu, një të ri me rrugëtim frymëzues profesional,” tha z. Berisha.

Z. Sejdiu ka përfunduar studimet në menaxhment të biznesit në SIB – Schweizerisches Institut für Betriebsökonomie në Cyrih. Pas përfundimit të studimeve akademike, ai ndoqi trajnimin profesional në Horizon Swiss Flight Academy në Kloten, ku fitoi licencën Frozen ATPL (Airline Transport Pilot License).

Për të vazhduar më tej rrugën drejt pilotimit komercial, ai u specializua për aeroplanin Airbus A320 në CAE Madrid, një nga qendrat më prestigjioze të trajnimit për pilotë në Evropë. Nga marsi i vitit 2025, Agon Sejdiu do të shërbejë si First Officer (kopilot) në kompaninë ajrore easyJet Switzerland.

Ky takim vlerësohet si një nga momentet që dëshmon për sukseset e të rinjve shqiptarë në diasporë dhe përfaqësimin dinjitoz të tyre në fushat profesionale ndërkombëtare.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

La Repubblica: Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen?

0
ROMË – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, pas samitit të Këshillit Evropian që pritet të mbahet...