BallinaAtdheuNisin seancat në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë ndaj Hashim...

Nisin seancat në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

-

Nga sot deri të premten, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të zhvillohen seanca gjyqësore në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë. Seanca e parë është caktuar për të hënën, më 11 maj, duke filluar nga ora 09:30.

Ky proces lidhet me aktakuzën e ngritur ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ku pretendohet se ata kanë vepruar individualisht dhe në koordinim me njëri-tjetrin për të ndikuar ose penguar zyrtarët në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare.

Në kuadër të këtij rasti, më 5 dhjetor 2024 në Kosovë u arrestuan Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj. Një ditë më pas, ata u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës dhe urdhërarresteve nga Gjykata Speciale.

Po atë ditë, edhe Hashim Thaçi, i cili tashmë ndodhej në paraburgim për një proces tjetër gjyqësor, mori zyrtarisht fletarrestimin lidhur me këtë rast të ri.

Ndërkohë, Hajredin Kuçi u njoftua me aktakuzën dhe urdhrin për paraqitje para gjykatëses së procedurës paraprake më 9 dhjetor.

Të gjithë të akuzuarit, gjatë paraqitjes së parë para gjykatës më 27 shkurt 2026, janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta.

Seancat e kësaj jave pritet të fokusohen në procedurat paraprake dhe paraqitjen e argumenteve nga palët në proces, një rast që po ndiqet me vëmendje të madhe si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR – FLUTURIMET E NATËS NË CYRIH NË QENDËR TË DEBATIT:...

0
Mbi 300 ngritje dhe ulje pas orës 23:00 në korrik – shoqata “Fair in Air” akuzon Aeroportin e Cyrihut se po e shfrytëzon sistematikisht...