Nga Majlinda TOÇI
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
Enciklopedizmi përfaqëson një nga format më të konsoliduara të organizimit dhe transmetimit të dijes në shoqëritë moderne. Në kontekstin shqiptar, ndërtimi i dijes referenciale lidhet ngushtë me ekzistencën dhe zhvillimin e institucioneve të kujtesës, ndër të cilat një rol qendror zë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.
Kjo kumtesë synon të analizojë funksionin e bibliotekës si burim themelor për prodhimin enciklopedik, duke u ndalur në rëndësinë e koleksioneve të saj, në metodologjitë e përpunimit bibliografik dhe në sfidat e transformimit digjital.
Përmes shembujve konkretë nga fondet historike dhe bibliografike, argumentohet se Biblioteka Kombëtare përbën një bazë të pazëvendësueshme për ndërtimin e një enciklopedie të qëndrueshme dhe shkencërisht të besueshme mbi botën shqiptare./Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, transmeton helveticALForum.ch.




