BallinaAtdheuNGA BASHKËJETESA TE PROVOKIMI, KU PO E ÇON KUMANOVËN MAKSIMI?

NGA BASHKËJETESA TE PROVOKIMI, KU PO E ÇON KUMANOVËN MAKSIMI?

-

Nga Blerim HYSENI, KUMANOVË

Është e papranueshme që në një Kumanovë multietnike, kryetari i komunës jo vetëm që vazhdon të mos i japë përgjigje të duhur nevojave dhe kërkesave të shqiptarëve, por tani po shfaq edhe simbole që rëndojnë atmosferën e bashkëjetesës.

“Tre gishtërinjtë” nuk janë një simbol neutral për shqiptarët e Kumanovës. Prandaj pyetja është e thjeshtë, pse një kryetar që pretendon se mbron interesat maqedonase zgjedh të shfaqet me një simbolikë të nacionalizmit serb?

Nga 35 personat e nderuar me mirënjohje, asnjë shqiptar! Ky është një tjetër tregues i qasjes së kryetarit ndaj një pjese të qytetarëve të Kumanovës.

Edhe më shqetësuese bëhet situata kur në mesin e të shpërblyerve janë edhe tifozët “Kumani”, të cilët një vit më parë, në një ndeshje basketbolli, brohoritën “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”.

Si këshilltar komunal, nuk mund të hesht përballë këtij përçudnimi të frymës së bashkëjetesës. Kumanova nuk ka nevojë për provokime, ndarje dhe simbole që hapin plagë, ka nevojë për respekt, barazi dhe përgjegjësi.

Kujt i shërben kjo qasje? Sepse nëse dikush mendon se duke provokuar shqiptarët po forcon Kumanovën, duhet ta dijë një gjë, po luan me atë që Kumanova ka më të çmuar, bashkëjetesën e saj.

Dhe kjo nuk i shërben as shqiptarëve, as maqedonasve, as Kumanovës, e as Maqedonisë së Veriut.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga shkolla fillore në të mesme: Rritet rreziku i stresit dhe...

0
Një studim i ri zviceran tregon se kalimi nga shkolla fillore në shkollën e mesme mund të shoqërohet me rritje të ndjeshme të simptomave...