BallinaSportiAustria në panik pak orë para ndeshjes me Kosovën! Ja arsyeja

Austria në panik pak orë para ndeshjes me Kosovën! Ja arsyeja

-

Kombëtarja e Kosovës kërkon pikë sonte në përballjen me Austrinë vendase, në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës B të Kombeve në futboll. Të dy kombëtaret startuan me fitore, Kosova e mposhti me rezultat 1:0 Republikën e Irlandës dhe Austria me 3:1 Izraelin.

Duket se Austria është në panik pak orë para ndeshjes me Kosovën

“Pak para fillimit! Rangnick lë jashtë katër yje nga skuadra”, është titulli i mediumit austriak “Heute”.

“Austria përballet sot me Kosovën në Ligën e Kombeve. Befasisht, ndër lojtarët që nuk do të jenë në dispozicion janë edhe Michael Gregoritsch dhe Phillipp Mwene.

Numërimi mbrapsht ka filluar! Në orën 18:00, Austria përballet me Kosovën në stadiumin ‘Ernst-Happel’.  Tashmë është e qartë se Ralf Rangnick do ta ndryshojë formacionin në krahasim me fitoren 3:1 ndaj Izraelit.

Pothuajse e sigurt është që në portë do të startojë Christian Zawieschitzky i Salzburgut. Trajneri i kombëtares kishte paralajmëruar se do të aktivizonte një portier i cili më pas do t’i bashkohej U21-shit. Meqë portieri i LASK-ut, Lukas Jungëirth, nuk figuron në listën prej 23 lojtarësh të dorëzuar në UEFA, zgjedhja pritet të jetë te portieri i ri i Salzburgut.

Gjithashtu nuk do të jetë i gatshëm Michael Gregoritsch. Sulmuesi u dëmtua në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes kundër Izraelit dhe duket se nuk është në gjendje të luajë.

Më befasues është vendimi për dy lojtarë të tjerë titullarë: Phillipp Mwene dhe Philipp Lienhart do të duhet ta ndjekin ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve nga tribuna”, shkruan media austriake.

Austria pritet të ketë disa ndryshime ndaj Kosovës, ndërsa Gregoritsch mungon për shkak të dëmtimit dhe Mëene e Lienhart nuk do të jenë në formacionin e sotëm./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga shkolla fillore në të mesme: Rritet rreziku i stresit dhe...

0
Një studim i ri zviceran tregon se kalimi nga shkolla fillore në shkollën e mesme mund të shoqërohet me rritje të ndjeshme të simptomave...