Nga Arben Gjinaj
Ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës sonte pritet të jetë plotë emocion për shumë tifozë që e përjetojnë futbollin me pasion. Por, mbi të gjitha, kjo duhet të mbetet një ndeshje futbolli.
Stadiumi “Ernst Happel” në Vjenë do të jetë i mbushur përplotë, kjo e verteton që tashme gjitha biletat janë të shitura.
Tifozë “Dardanë”, mbrëmë kanë mbushur rrugët dhe lokalet e Vjenës, me këngë dhe brohoritje ata krijuan atmosferë të jashtzakonshme.
Për shkak të interesimit të madh për të përcjell këtë ndeshje, Policia e Vjenës ka paralajmeruar se ka shtuar masat e sigurisë rreth stadiumit, ndërkohë në hyrje të stadiumit do të këtë kontrolle të detajuara.
E preferuar është të shkoni të paktën dy orë me herët në stadium, në mënyrë që mos te krijohet tollovi e madhe para fillimit të ndeshjes.
Ju lusim të respektoni rregullat e Policisë dhe sigurimit.
Siç e dimë në Vjenë jetojnë komunitete të ndryshme të cilët në një mënyrë apo tjetër nuk ia dojnë të mirën as tifozëve “Dardanë” dhe as vet shtetit të Kosovës. Të tillët mund t’i hasim në rrugë, stadium, mund të jenë pjesë e policisë apo edhe sigurimit.
Është shumë më rëndësi mos të biem pre e provokimeve të çfarëdo qofshin ato.
Prandaj tifozë, le ta mbështesim ekipin tonë me zë, me flamuj dhe me energji pozitive, por pa fyerje, pa provokime dhe pa konflikte.
Një moment apo një veprim i panevojshëm mund ta prishë atmosferën dhe të dëmtojë dëshirën e gjithë atyre që kanë ardhur për ta shijuar ndeshjen.
Respekti për kundërshtarin dhe mos rënia në “kurthin” e provokimeve të kujtdo qoftë, nuk e zvogëlon dashurinë për ekipin tonë. Përkundrazi, tregon kulturë dhe dinjitet. Le të fitojë futbolli, qendroni larg provokimeve! Forca Kosova! /Opentv.










