BallinaDiasporaNew York: Demonstrim i paparë në zemër të Nju Jorkut: “Liria ka...

New York: Demonstrim i paparë në zemër të Nju Jorkut: “Liria ka Emër”

-

Nga Baeqir SINA, New York

Times Square, zemra e Nju Jorkut, u kthye mbrëmë në skenë të një demonstrimi që askush nuk e kishte parë më parë në këtë formë. 

Dhjetëra mijëra nju jorkezë, turistë amerikanë dhe të huaj ndaluan hapat për pak minuta – kur ne shesh u shfaqen flamujt kuqezi dhe dëgjuan fuqishëm thirrjet “UÇK, UÇK” të cilat u përhapën nën dritat e famshme të billboards të  sheshit .

Pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, ku Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan me 81 vjet burgim gjithsej, diaspora shqiptare u mblodh spontanisht si një trup i vetëm në Times Square.

Për herë të parë, portretet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare u shfaqën edhe në ekranet gjigante reklamuese të Times Square, javën e kaluar ku protagonist ishte luftëtari i UÇK-së Shpend Gjocaj.

Ndërsa më 16 shtator pjesa më e paparë e tubimit ishte performanca me makina luksoze kuqezi në mes të sheshit Times Square. Dy vetura të shtrenjta, të lyera në ngjyrat kombëtare kuq e zi , u ndalën në zemër të sheshit. Në kapakët e përparmë të tyre ishin stampuar posterat e mëdhenj me fjalët: “Heronjë në luftë – Heronjë në paqe” dhe “Liria ka Emër”. 

Dritat e Times Square-it i bënë slogane t’i dukeshin si reklama gjigante të sheshit që për një moment ndali frymën kuq e zi. 

Turistët dhe njujorkezët ngrinin telefonat, filmonin e fotografonin ndërsa  ndalonin për të lexuar mesazhin duke pyetur për rreth shqiptarët. 

Kjo formë e re, e qetë dhe e fuqishme, e ktheu protestën “Jo në emrin tim” në Times Square  në një spektakël që nuk do të harrohet.

Pjesëmarrësit theksuan se nuk i harrojnë sakrificat e luftës së Kosovës. “Të gjithë bashkë, për një qëllim “— “Liri për Çlirimtarët!”/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Albania Past and Present” (1919): Zëri i Shqipërisë në skenën botërore...

0
Nga Prof.dr. Pal NIKOLLI Një libër i shkruar në kohën kur përcaktohej fati i Shqipërisë Në historinë e mendimit politik, historiografisë dhe diplomacisë shqiptare ka vepra...