BallinaDiasporaLETËR FALËNDERIMI DHE MIRËNJOHJE

LETËR FALËNDERIMI DHE MIRËNJOHJE

-

Nga Ilmi Tahiri

Për bashkatdhetarët, organizatorët, sponsorët, veprimtarët dhe miqtë e kulturës shqiptare në Belgjikë

Gjatë udhëtimit tim ditën e premte, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, drejt Brukselit, pata një takim krejt të veçantë dhe të paharruar me një bashkatdhetare tonën, mërgimtare në Belgjikë, zonjën Xhemile Ukshini.

Sapo u ul në ulësen e saj në aeroplan, derisa unë po mbaja në duar shtatë vëllimet e mia poetike, ajo shfaqi kureshtje të veçantë për librat shqip dhe krijimtarinë time. Por, kur sytë e saj u ndalën te libri im “Sytë kah Atdheu”, në sytë e saj u shfaqën lot malli, emocioni dhe dhimbjeje për atdheun.

Aty nisi bashkëbisedimi ynë i ngrohtë për librat, letërsinë, artin, atdheun, mërgimin dhe dashurinë për gjuhën shqipe.

Zonja Xhemile ishte një lexuese e apasionuar, me njohuri dhe dashuri të veçantë për librin. Nga biseda kuptova se ajo kishte edhe një prirje të veçantë për të shkruar dhe dëshirën që një ditë të botojë librin e saj të parë.

Me një dashuri dhe entuziazëm të veçantë, ajo vendosi t’i blinte të shtatë vëllimet e mia poetike që i kisha me vete në aeroplan. Gjatë gjithë udhëtimit biseduam për artin, letërsinë, librat, atdheun, mërgimin dhe dëshirën e saj për të shkruar e botuar.

Pas shumë vitesh pjesëmarrjeje në aktivitete dhe promovime letrare ndërkombëtare, nuk më kishte ndodhur më parë të takoja një lexuese kaq të apasionuar, e cila gjatë një udhëtimi në aeroplan të blinte të shtatë librat e mi poetikë.

Kjo ndodhi pikërisht gjatë udhëtimit tim drejt Brukselit.

Por ajo që më emocionoi edhe më shumë ishte arsyeja e blerjes së tyre. Zonja Xhemile i bleu librat me shumë dashuri për fëmijët dhe familjen e saj, për t’ua afruar sa më shumë librin shqip, për t’ua shtuar dashurinë për gjuhën, kulturën, kombin dhe atdheun, si dhe për t’i ndihmuar që t’i ruajnë rrënjët e tyre shqiptare kudo që jetojnë.

Ky gjest më dëshmoi edhe një herë se libri shqip është një urë që lidh brezat me gjuhën, kulturën dhe vendlindjen, edhe kur jeta na ka larguar mijëra kilometra nga atdheu.

E nderuara zonja Xhemile Gjemile Ukshini , ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, respektin tuaj ndaj krijimtarisë sime, por mbi të gjitha për dashurinë që dëshmuat për librin shqip.

Faleminderit edhe për mbështetjen dhe shoqërimin gjatë udhëtimit dhe në Aeroportin e Brukselit. Një falënderim të përzemërt edhe për bashkëshortin tuaj, të cilin pata kënaqësinë ta njoh, për mbështetjen dhe dashamirësinë e tij ndaj meje dhe krijimtarisë sime.

Ka gra të nderuara shqiptare që me veprat, përkushtimin dhe dashurinë e tyre nderojnë familjen, kombin dhe atdheun.

Ju jeni njëra prej tyre!

Ju uroj shëndet, lumturi dhe suksese, si dhe realizimin e dëshirës suaj për të shkruar e botuar librin tuaj të parë.

Faleminderit që librat e mi tashmë do të jenë pjesë e familjes suaj dhe do të jetojnë në duart e fëmijëve tuaj!

FALËNDERIM PËR ORGANIZATORËT, SPONSORËT DHE MIQTË E KULTURËS SHQIPTARE NË BELGJIKË

Me zemër të mbushur me mirënjohje dhe me respekt të veçantë, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë organizatorët, sponsorët, veprimtarët dhe miqtë që mundësuan pjesëmarrjen time në aktivitetet letrare dhe kulturore në Belgjikë.

Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë për mua, poetin dhe autorin Ilmi Tahiri, të merrja pjesë si poet i ftuar nga Kosova në Orën e Madhe Letrare Ndërkombëtare “Udha e Kulturave” në Bruksel, ku pata mundësinë të prezantoja krijimtarinë time letrare dhe shtatë vëllimet e mia poetike.

Po ashtu, pata kënaqësinë që krijimtarinë dhe librat e mi t’i prezantoja edhe në Namur, në Qendrën Kulturore Shqiptare “Haxhi Zeka”, ku u organizua një promovim i veçantë letrar, në një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje dhe dashurie për librin shqip.

Mirënjohje të thellë për të gjithë ata që me përkushtimin dhe angazhimin e tyre e mbajnë gjallë frymën e kulturës, gjuhës, letërsisë dhe bashkimit tonë kombëtar.

FALËNDERIM I VEÇANTË PËR ORGANIZATORËT E NGJARJES SË MADHE LETRARE NDËRKOMBËTARE NË BRUKSEL

Faleminderit z. Agron Shele për ftesën dhe mundësinë që të jem pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe letrare ndërkombëtare, ku pata nderin të jem poet i ftuar nga Kosova dhe të prezantoj krijimtarinë time para një audience ndërkombëtare.

Faleminderit organizatores, poetes dhe mikes sonë të çmuar, zonjës Leonora Canja , për organizimin, mikpritjen, shoqërimin dhe përkujdesjen tuaj të jashtëzakonshme. Faleminderit që më mundësuat akomodimin për tri netë në Hotel du Congrès, në Bruksel, së bashku me miqtë e tjerë poetë nga Shqipëria, pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Por, mbi të gjitha, nuk do ta harroj kurrë një nga momentet më të bukura të këtij udhëtimi: mikpritjen tuaj në aeroportin e Brukselit, ku kishit dalë së bashku me zonjën e nderuar Soni Memo për të na pritur.

Ju të dyja, si dy bija të denja të atdheut, dy burrnesha shqiptare, më pritët me ngrohtësi, dashuri dhe respekt, duke më shoqëruar në takimet dhe në drekën e përbashkët me kolegët, miqtë, poetët dhe poetesha pjesëmarrëse.

Faleminderit për gjithçka, bija të nderit dhe krenarisë së atdheut!

Ju jeni shembull i shpirtit shqiptar, i mikpritjes, i bujarisë dhe i dashurisë për bashkatdhetarët.

Ju nuk më nderuat vetëm mua, por nderuat edhe penën time, shtatë librat poetikë kushtuar atdheut, librin shqip, Kosovën dhe letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Faleminderit për respektin, kujdesin dhe mikpritjen tuaj, të cilat nuk do t’i harroj kurrë.

MIRËNJOHJE PËR STUDENTËT E SHOQATËS STUDENTORE “VLERA” NË BRUKSEL

Një falënderim i veçantë dhe shumë i përzemërt për studentët dhe studentet e Shoqatës Studentore “Vlera” në Bruksel, kryesuar nga z, Rinor Shala për organizimin, prezantimin dhe udhëheqjen e shkëlqyer të programit letrar e artistik “Udha e Shkronjave”.

Të dashur studentë dhe studente, shpirti juaj jehoi shqip në zemër të Brukselit!

Edhe pse të rinj, të lindur dhe të rritur në Bruksel, ju dëshmuat se rrënjët shqiptare nuk shkëputen nga brezat, se gjuha shqipe nuk shuhet në mërgim dhe se dashuria për kombin e atdheun nuk njeh kufij.

Në Universitetin e Lirë të Brukselit, zëri juaj u bë jehonë e gjuhës shqipe, zë i kombit dhe i atdheut tonë. Me paraqitjen dhe prezantimin e autorëve, si dhe të krijimtarisë së secilit prej tyre, ju i dhatë kësaj mbrëmjeje një dimension të veçantë kulturor dhe kombëtar.

Ju jeni dëshmi se Shqipëria, Kosova dhe gjithë hapësira shqiptare jetojnë edhe në zemrat e brezave të rinj që rriten larg vendlindjes.

Ju lumtë për punën, përkushtimin dhe dashurinë tuaj!

**FALËNDERIM PËR MIKUN DHE VEPRIMTARIN ARIAN BAJRAKTARI**

Faleminderit mikut dhe veprimtarit shqiptar, z. Arian Bajraktari , i cili më përzgjodhi që të jem poet i ftuar nga Kosova në këtë aktivitet të madh ndërkombëtar letrar.

Mik i dashur, kjo ftesë dhe kjo mundësi kanë një domethënie të veçantë për mua. Përmes kësaj nisme, ju mundësuat që edhe Kosova të ishte pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme letrare ndërkombëtare, duke bërë që krijimtaria jonë poetike të prezantohej përkrah krijuesve të tjerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Mirënjohje të pafundme për këtë nder, për besimin dhe për mundësinë që më dhatë të jem pjesë e kësaj ure kulturore e letrare.

**FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE PËR MIKPRITJEN NË NAMUR**

Një falënderim të veçantë ia drejtoj edhe mësuesit dhe veprimtarit patriot shqiptar Mehmedali Jashari në Namur, për mikpritjen, prezantimin e shtatë vëllimeve të mia poetike në klubin e tij shqiptar dhe për blerjen e librave me aq shumë dashuri e respekt.

Po ashtu, mirënjohje e veçantë për Qendrën Kulturore Shqiptare “Haxhi Zeka” në Namur, e cila na nderoi jashtëzakonisht shumë duke organizuar promovimin e krijimtarisë sime letrare brenda hapësirave të xhamisë së saj.

Faleminderit imamit, z. Avni Dobra, dhe z. Xhevahir Lika , udhëheqës i kësaj qendre, për mikpritjen, organizimin dhe përkujdesjen tuaj të veçantë.

Ju falënderoj që më pritët dhe më nderuat kaq shumë, duke më dhënë mundësinë të prezantoj shtatë vëllimet e mia poetike para anëtarëve të qendrës dhe bashkatdhetarëve tanë të pranishëm.

Ky promovim ishte një dëshmi e bukur se xhamia, qendra kulturore, libri dhe fjala shqipe mund të bëhen hapësira të përbashkëta të vlerave tona kombëtare, kulturore dhe shpirtërore.

Respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush!

MIRËNJOHJE E VEÇANTË PËR MIKUN, PATRIOTIN DHE VEPRIMTARIN KOMBËTAR NEXHMEDIN DEMIRI

Një falënderim i veçantë, i përzemërt dhe i pakufishëm i takon mikut, patriotit dhe veprimtarit kombëtar, bashkatdhetarit tonë nga Strima e Maqedonisë, me banim në Bruksel, z. Nexhmedin Demiri .

I dashur mik Nexhmedin, faleminderit për mbështetjen dhe bujarinë tënde të jashtëzakonshme!

Faleminderit për sponsorimin e biletës së udhëtimit tim Kosovë–Bruksel–Kosovë, por edhe për gjithë përkujdesjen, mbështetjen dhe mikpritjen tënde të vazhdueshme gjatë qëndrimit tim në Belgjikë.

Ti nuk u mjaftove vetëm me mbështetjen financiare, por u bëre shoqëruesi im i pandarë, duke më qëndruar pranë në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Gjatë dy ditëve dhe dy netëve të qëndrimit tim, ishe pranë meje në takimet me bashkatdhetarët tanë, me veprimtarë, miq, klube dhe qendra kulturore shqiptare.

Faleminderit për transportin, mikpritjen, drekat, darkat, ushqimet, pijet dhe bisedat e ngrohta vëllazërore. Faleminderit për kohën që ma kushtove, për shoqërimin dhe për kujdesin tënd deri në momentin e fundit, kur më përcille nga hoteli deri në aeroport.

Të gjitha këto nuk janë thjesht gjeste mikpritjeje, por dëshmi të një zemre patriotike, të një shpirti bujar dhe të një dashurie të sinqertë për kombin, atdheun, gjuhën dhe letërsinë shqipe.

Një vlerë të veçantë për mua kanë edhe njohjet me miqtë dhe patriotët e tu nga Gjermania, të cilët, së bashku me ty, shprehën gatishmërinë për të mbështetur dhe sponsorizuar botimin e dy librave të mi të rinj, që pritet të botohen së shpejti.

Ky është një kontribut që shkon përtej një mbështetjeje individuale. Është investim në fjalën shqipe, në letërsinë tonë dhe në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar ndër breza.

I dashur Nexhmedin, njerëzit e mëdhenj nuk njihen vetëm nga ajo që japin, por edhe nga gjurmët e mira që lënë në zemrat e të tjerëve.

Për mua, ti je një mik që do ta kujtoj me respekt dhe mirënjohje të veçantë, faleminderit mikutntuaj z,Fatmir për nderin dhe respektin e tij,

MIRËNJOHJE PËR TË GJITHË MIQTË, MBËSHTETËSIT DHE BLERËSIT E LIBRAVE

Të nderuar organizatorë, sponsorë, veprimtarë, miq dhe bashkatdhetarë, ju falënderoj të gjithëve që me zemër, mundësi dhe përkushtim u bëtë pjesë e këtij rrugëtimi tim letrar në Belgjikë.

Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë ata bashkatdhetarë që blenë librat e mi, duke dëshmuar dashuri dhe respekt për autorin, për librin shqip dhe për vlerat tona kombëtare.

Çdo libër i blerë është një derë më shumë e hapur për gjuhën shqipe, një mundësi për t’i afruar fëmijët me leximin dhe një lidhje më shumë me rrënjët tona kombëtare.

Brukseli dhe Namuri do të mbeten në kujtesën time jo vetëm për aktivitetet letrare dhe promovimin e librave, por mbi të gjitha për njerëzit e mrekullueshëm që takova, për mikpritjen shqiptare dhe për dashurinë që më dhuruat.

Këto ditë më dëshmuan edhe një herë se letërsia është urë bashkimi, se libri është ambasador i gjuhës dhe kulturës sonë dhe se shqiptarët, kudo që jetojnë, mbeten të lidhur me rrënjët, gjuhën dhe atdheun e tyre.

Uroj që këto bashkëpunime të vazhdojnë edhe në të ardhmen, që projektet tona kulturore e letrare të zgjerohen dhe që librat shqip të gjejnë gjithnjë e më shumë lexues në mbarë botën.

Gjatë këtyre takimeve letrare kam dhuruar 40 libra pēr miq shok poet studentë nxënës shqiptarë që vijojnê mësimet ,studimet, në Bruksel dhe në Namur ,pjesën tjetër kemi shitur disa dhjeta prej tyre, pra krijimtaria ime letrare u shpërnda tek mērgata e jonē në Bruksel dhe nē Namur dhe rrehina.

Me Zotin në zemër, me atdheun në shpirt dhe me penën në dorë, do të vazhdoj të shkruaj, të krijoj dhe të promovoj vlerat tona kombëtare kudo që më çon fjala shqipe.

Faleminderit vëllezër dhe motra shqiptarē, dy miqtë e mi sponzor z, Bekim Imeri Pensilvani Sbba dhe kushëriri im afarist i restoranteve z, Rexhep Dema Bremen Gjermani që mbështetēt pjesëmarrjen time për të shpërndarë libra në Belgjikë tërë atdhedashuri .

Faleminderit, Belgjikë!

Faleminderit, Bruksel.

Faleminderit, Namur!

Faleminderit, të gjithë ju që më nderuat me mikpritjen, respektin dhe dashurinë tuaj!

Respekt, nderim dhe mirënjohje të përjetshme!

Me respekt të veçantë.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Sky News”: Humbja e republikanëve mban firmën e Trump

0
Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mban edhe firmën personale të presidentit Donald Trump. Ky është vlerësimi i Sky News në...