Nesër është një ditë e madhe.
Një ditë që pritet me ankth, me emocione të forta dhe me sytë e mijëra shqiptarëve të drejtuar nga Haga. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, në sallën e gjyqit në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Seanca nis në orën 10:00, ndërsa në Kosovë deklarimi nga salla e gjyqit do të transmetohet me një vonesë prej dhjetë minutash. Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, seanca pritet të zgjasë rreth dy orë. Në Hagë tashmë kanë mbërritur shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, RMV, Kosova Lindore, Mali i Zi, diaspora dhe nga shumë vende të botës. Të bashkuar nga një ditë që për shumëkënd mbart peshë të veçantë, ata do ta presin vendimin pranë selisë së Gjykatës Speciale.
Nesër, vëmendja do të jetë te Haga.
Do të jemi me sy e me shpirt atje, duke përcjellë çdo moment të një dite që do të mbetet në kujtesë.
Haga nesër do të jetë në qendër të vëmendjes së shqiptarëve kudo që janë.
Një ditë e madhe po vjen.










