BallinaSportiNë fokus Messi shënon dy gola spektakolar në fitoren e Inter Miamit

Në fokus Messi shënon dy gola spektakolar në fitoren e Inter Miamit

-

Lionel Messi, vazhdon të shkëlqejë në MLS ku shënoi dy gola në fitoren 3-2 të Inter Miami ndaj DC United, duke qenë përsëri protagonisti kryesor i skuadrës së tij.

Ndeshja nisi mirë për Interin, që kaloi në epërsi në minutën e 35-të me golin e Allende. Megjithatë, Benteke barazoi në minutën e 53-të për DC United, duke e kthyer gjithçka në pikën zero. Pikërisht atëherë në skenë hyri Messi.

Në minutën e 66-të, argjentinasi shënoi për 2-1, duke i dhënë epërsi skuadrës së tij.

Pak më pas, ai ia dorëzoi penalltinë bashkëkombësit të tij 19-vjeçar, Silvetti, i cili goditi traversën dhe humbi mundësinë për të vulosur rezultatin.

Messi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 85-të gjeniu argjentinas shënoi gol spektakolar përsëri për 3-1, duke siguruar praktikisht fitoren e Interit. Në minutat shtesë, Murrell shënoi për 3-2, por nuk mjaftoi për t’ia mohuar tri pikët skuadrës nga Florida.

Me këta dy gola, Messi arriti kuotën e 22 realizimeve këtë sezon në MLS. Kjo ishte hera e gjashtë që ai e mbyll një ndeshje me dy gola në emrin e tij, pasi e kishte bërë më parë kundër Montrealit, New England, Nashville, New York Red Bulls dhe Orlandos, transmeton telegrafi.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...