BallinaFoto LajmNdërrimi i viteve është festë në shtëpinë e të moshuarve

Ndërrimi i viteve është festë në shtëpinë e të moshuarve

-

Vëmendja dhe kujdesi shtohet. Teksa vizitat janë të shumta nga të njohur e të panjohur. Si dhe nuk mungojnë dhuratat mbi dëshirat apo nevojat e të moshuarve.

Atmosfera bëhet edhe më festive me këngë dhe kërcim; por mbi të gjitha me shumë dashuri.

“Kënaqemi kur vijnë festa se kemi organizime. Jemi shumë mirë, por vetëm dashuria për njerëzit tanë është e mërzitshme. Duhet të vijnë më shpesh për të na parë. Kur të japin një karamele të bëhet qejfi jo më një dhuratë. Festat na duhen më shumë se i kemi fëmijët në kurbet”.

Shtëpia e të moshuarve në Shkodër është kujdesur për të sjell gëzim në prag të ndërrimit të viteve, por organizimet e tyre nuk janë të mjaftueshme sipas drejtorit Fatjon Hoxha. Ai thotë se sytë e të moshuarve presin të shohin familjarët; e të dëgjojnë urimet prej tyre…

 “Ne njëri tjetrin kemi këtu. I shohim si gjyshërit tanë. Mundohemi tua gëzojmë zemrën, por përfundimisht nuk i zëvendësojmë familjarët e tyre. Ndaj i bëjmë thirrje të afrohen, ti marrin në telefon, ti takojnë, të kalojnë festat me ta”, thotë Hoxha, njofton topchannel.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Anglia ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Spanjës

0
Spanja, e cila kishte regjistruar 43 ndeshje radhazi pa humbje, është mposhtur sonte në shtëpi, duke ndërprerë serinë e saj fantastike. Anglia kaloi në epërsi...