BallinaAtdheuNATO emëron gjermanin Thomas Schulte-Borghoff kryekëshilltar të saj për FSK

NATO emëron gjermanin Thomas Schulte-Borghoff kryekëshilltar të saj për FSK

-

Ushtaraku gjerman, Thomas Schulte-Borghoff, që mban gradën gjeneral brigade, ka marrë zyrtarisht detyrën si Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), duke e pasuar në këtë pozitë homologun e tij Doctor Sven Lange. Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës u mbajt sot në Ministrinë e Mbrojtjes në Prishtinë, bëhet e ditur në një njoftim që ka dërguar KFOR-i. Gjenerali Lange, i cili drejtoi NALT-in që nga marsi i vitit 2025, theksoi rëndësinë e besimit dhe bashkëpunimit në procesin e këshillimit, për cfarë tha se ka sukses “vetëm kur ekziston gatishmëri për ta pranuar atë, duke vlerësuar praninë dhe bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë”.

Drejtori i ri, Schulte-Borghoff, vlerësoi punën e paraardhësit të tij dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbi bazat e vendosura. “Pres me padurim të vazhdoj rrugën që je e keni bërë gati. Keni vendosur një themel të fortë dhe është privilegj të punoj me një ekip kaq profesional,” tha ai, transmeton KosovaPress.

Gjenerali Schulte-Borghoff ka një karrierë të pasur në forcat e armatosura gjermane, duke shërbyer në pozita të larta në strukturat komanduese gjermane, në Ministrinë Federale të Mbrojtjes dhe në Komandën e Operacioneve Aleate (SHAPE). Ai është gjithashtu i diplomuar në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s.

Misioni i NALT në Kosovë, që nga gushti i vitit 2016, është të këshillojë institucionet e sigurisë, veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të ndihmojë në zhvillimin profesional dhe institucional të këtyre strukturave. PO ashtu, ky ekip , lehtëson bashkëpunimin dhe koordinimin me NATO-n e partnerët ndërkombëtarë dhe mbështet transformimin dhe avancimin e FSK-së, në përputhje me mandatin dhe standardet ndërkombëtare./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra shqyrton kufizimin e shpejtësisë në autostrada në 80 km/h për...

0
Qeveria zvicerane po përgatit masa të mundshme për të përballuar mungesën e naftës dhe benzinës. Mes opsioneve të shqyrtuara është ulja e përkohshme e...