BallinaAtdheuMyftiu Tërnava uron Presidenten Shiroka-Pula

Myftiu Tërnava uron Presidenten Shiroka-Pula

-

Me ndjesi të veçanta përgëzoj akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Jam i bindur se, me përvojën dhe përkushtimin e saj, Presidentja Shiroka-Pula do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet, duke kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e unitetit e të bashkëpunimit institucional e politik, në forcimin e institucioneve dhe në përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës.

Përgëzoj gjithashtu subjektet politike për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentes, e cila i dha vendit stabilitet institucional, si dhe për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, nga i cili presim drejtësi.

E nderuar Presidente, në misionin tuaj fisnik dhe në ushtrimin e përgjegjësive tuaja të larta shtetërore, do të keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj dhe timen si Myfti i Kosovës, gjithmonë në shërbim të së mirës së vendit dhe interesit të popullit tonë.

Zoti ju dhëntë forcë e urtësi në përmbushjen e kësaj detyre dhe e bekoftë Kosovën e popullin e saj!

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Laveri – Bariu i Popullit në Boston – Bisedë me Prof....

0
Nga Rafaela Prifti Distanca mes Bostonit dhe Tiranës gjeti harmoninë e saj në bisedën me Prof. Vasil S. Tole mbi monografinë 'Laver Bariu: Ustai i...