BallinaKulturaMos e shit dritën që ke brenda

Mos e shit dritën që ke brenda

-

Nga Dashnim HEBIBI

Hiqi hithrat nga zemra
dhe lëre veten të lulëzojë
si lulja e bukur që gjithmonë ke qenë.

Mos lejo plagët, zhgënjimet
apo fjalët e botës
të të bindin se duhet të ndryshosh
për t’u dashur.

Në këtë botë të zhurmshme marketingu,
ku shpesh pasuria matet më shumë
se pasuria e shpirtit,
mos e shit dritën që ke brenda
vetëm për të blerë një vend
në sytë e të tjerëve.

Mos e këmbe buzëqeshjen me miratime.
Mos e këmbe shpirtin me duartrokitje.
Mos u bëj dikush tjetër
vetëm sepse bota të thotë
se kështu do të jesh më i vlefshëm.

Bëhu i vërtetë.
Bëhu ai që je kur askush nuk të sheh.
Ruaje butësinë, edhe kur jeta të ka lënduar.
Ruaje dritën, edhe kur përreth teje ka errësirë.

Sepse ka lule që çelin pa zhurmë,
pa kërkuar vëmendje,
pa u përpjekur të bindin askënd
se janë të bukura.

Ato thjesht çelin.

Dhe aroma e tyre,
edhe pasi petalet bien,
mbetet gjatë në kujtesën e botës.

Edhe ti, mos u përpiq të jesh më shumë.
Thjesht guxo të jesh plotësisht vetvetja.
Sepse ajo që është e vërtetë
nuk ka nevojë të shitet.
Ka nevojë vetëm të lulëzojë.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Superkupa e Euroligës zhvillohet në Abu Dabi, marrin pjesë katër ekipe

0
Superkupa e parë në historinë e Euroligës do të zhvillohet më 18 dhe 19 shtator në Abu Dabi, është bërë e ditur zyrtarisht nga...