BallinaSportiMessi, Mbreti i Botërorit: Thyen Rekordin Historik të Golave

Messi, Mbreti i Botërorit: Thyen Rekordin Historik të Golave

-

Lionel Messi ka shtuar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit botëror. Superylli argjentinas u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, pasi realizoi dy gola në fitoren ndaj Austrisë dhe arriti në kuotën e 18 golave në këtë kompeticion prestigjioz.

Me këtë arritje, Messi ka lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili mbante rekordin me 16 gola që nga viti 2014. Rekordi i Kloses konsiderohej prej vitesh si një nga më të vështirët për t’u thyer, por kapiteni i Argjentinës dëshmoi edhe një herë madhështinë e tij.

Në prag të ditëlindjes së 39-të, Messi vazhdon të sfidojë kohën dhe të vendosë standarde të reja në futbollin botëror. Dy golat ndaj Austrisë i mundësuan gjithashtu të shënojë në gjashtë ndeshje radhazi në Kupën e Botës, një tjetër statistikë mbresëlënëse në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Por rekordet nuk mbarojnë këtu. Messi është vetëm një asist larg rekordit absolut të asistimeve në historinë e Botërorit. Aktualisht ai ndan vendin e parë me legjendën argjentinase Diego Maradona, me nga tetë asistime secili.

Me paraqitjet e tij të vazhdueshme në nivelin më të lartë, Lionel Messi po forcon edhe më shumë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë loja e futbollit, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Prishtina pret Forumin e Tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar më 28 dhe 29...

0
“Driving the Next Economy”, në fokus transformimi digjital, energjia e qëndrueshme dhe industria e avancuar Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) do të organizojë më 28 dhe...