BallinaAtdheuMë shumë zhurmë se punë/ 11 vjet nga mbledhja e parë e...

Më shumë zhurmë se punë/ 11 vjet nga mbledhja e parë e dy qeverive Kosovë – Shqipëri

Sot mbushen 11 vjet nga mbajtja e mbledhjes së parë së përbashkët midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren.

Kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi e cilësuan mbledhjen si historike, që ndodhte për herë të parë dhe shënonte kapitull të ri dhe dërgonte mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.

Më 11 janar 2014 u nënshkrua deklarata për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cila përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.

Po ashtu dy qeveritë ranë dakord të themelohej një fond i përbashkët për Luginën e Preshevës. Shqipëria dhe Kosova, po përgatiteshin që të mbajnë edhe mbledhjen e dytë në nivel të lartë. Mbledhja e fundit, e dhjeta ndërmjet dy qeverive, u mbajt më dhjetor 2024 në Prishtinë. Kujtojmë se qeveritë e të dyja shteteve kanë rënë dakord që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve. /KosovaPress/

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Macron firmos ligjin për vdekjen e asistuar

0
Presidenti francez Emmanuel Macron firmosi sot ligjin për vdekjen e asistuar, pasi Gjykata Kushtetuese e kishte konfirmuar javën e kaluar, duke i hapur rrugën...