BallinaSportiDëmtohet rëndë kapiteni kuqezi, 10 qepje në kokë për Gjimshitin!

Dëmtohet rëndë kapiteni kuqezi, 10 qepje në kokë për Gjimshitin!

-

Dhjetë qepje mbi syrin e djathtë. Buletini mjekësor i Atalantës për gjendjen e Gjimshitit shpjegon mirë pse Gasperini, menjëherë pas ndeshjes kundër Udineses, tha se ishte i shqetësuar për gjendjen e lojtarit. Ai u detyrua të largohej në minutën e 24-t për shkak të një përplasjeje të ashpër me Ehizibue.

Dëmtimi është më i rëndë se sa pritej, jo shumë i rëndë (sepse lojtari është mirë) por është i tillë që do ta përjashtojë mbrojtësin shqiptar nga ndeshja e së martës së ardhshme kundër Juventusit.

Në njoftimin e klubit zikaltër thuhet: “Analizat e kryera në spitalin e Udines konfirmuan se futbollisti ka pësuar një dëmtim në kokë në një përplasje së bashku me një plagë, të çarë, te vetulla e djathtë që kërkonte 10 qepje, po kthehet me skuadrën në Bergamo”, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Anglia ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Spanjës

0
Spanja, e cila kishte regjistruar 43 ndeshje radhazi pa humbje, është mposhtur sonte në shtëpi, duke ndërprerë serinë e saj fantastike. Anglia kaloi në epërsi...