BallinaDiasporaBekim Sali në Hamburg, takohet me mërgatën, në fokus investimet dhe digjitalizimi...

Bekim Sali në Hamburg, takohet me mërgatën, në fokus investimet dhe digjitalizimi i shërbimeve

-

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, gjatë qëndrimit në Hamburg të Gjermanisë, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët, ku është diskutuar për mundësitë e investimeve në Maqedoninë e Veriut dhe lehtësimin e shërbimeve institucionale për mërgatën.

Sali bëri të ditur se në fokus të diskutimeve ishin edhe përmirësimi i shërbimeve konsullore dhe digjitalizimi i procedurave administrative, përfshirë mundësinë e pajisjes me dokumente në formë elektronike.

“Mërgata jonë përfaqëson një potencial të rëndësishëm ekonomik dhe profesional, ndaj mbetet prioritet krijimi i kushteve që lehtësojnë komunikimin me institucionet dhe nxisin përfshirjen e saj në zhvillimin e vendit”, ka theksuar Sali. Ai ka falënderuar bashkatdhetarët në Hamburg për mikpritjen, diskutimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj vendlindjes, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ALEANCA PËR SHQIPTARËT: BËRVENICA, SHEMBULLI SE PAJTIMI ËSHTË I MUNDSHËM!

0
Bërvenica dje dha një mesazh që shkon përtej një rezultati zgjedhor. Ajo dëshmoi se dallimet e së kaluarës nuk duhet të jenë pengesë për...