BallinaSportiMbetën pa bileta kundër Serbisë, tifogrupet me organizim unik në Shkup

Mbetën pa bileta kundër Serbisë, tifogrupet me organizim unik në Shkup

-

Tifogrupi shqiptar, “Shvercerat”, kanë njoftuar për organizim unik në Shkup.

Pasi kanë mbetur pa bileta për ndeshjen kundër Serbisë, si të gjithë grupimet e tjera, kanë vendosur që të mblidhen në sheshin e qytetit të tyre.

Të gjithë sytë janë te e shtuna ku në orën 20:45, Shqipëria do të presë për herë të parë Serbinë në Tiranë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualfikueset e Botërorit 2026.

Njoftimi i Shvercerave:

“FSHF NA PENGON POR ZEMRËN KUQEZI S’MUND TA NDAL ASKUSH!

SHVERCERAT E KANË FJALËN E SHTUNA ËSHTË E JONA!

Të shtunën, në ora 20:45, krejt në Sheshin Skënderbeu SHKUP, e ndezim atmosferën për Kombëtaren tonë!

Ata na duan të ndarë ne u tregojmë që kudo që ka shqiptarë, ka një Shqipëri!

Nuk na ndalin dot me bileta, me rregulla, me urdhra! Ne jemi zëri i tribunes që s’humb kurrë – jemi Shvercerat, jemi Kuqezi, jemi Shqipëria e vërtetë! MOS MUNGO O JE ME KOMBIN, O JE KUNDËR TIJ!

Aktiviteti organizohet nga tifo grupi “Shvercerat” dhe përkrahet nga Komuna e Çairit. Një Komb, Një Zë, Një Flamur!”

Ngelën pa bileta kundër Serbisë, tifogrupet me organizim unik

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Konjufca për aktakuzën ndaj Shehollit: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin

0
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit, duke deklaruar se kodi i Kosovës gjatë viteve të fundit...