BallinaAtdheuMaqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, flasin për sigurinë

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, flasin për sigurinë

-

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në Ministrinë e Mbrojtjes udhëheqësen e Sektorit të Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve të NATO-s, Blanca Hereza Atienza, së bashku me delegacionin e saj.

Maqedonci ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e sigurisë në rajon, situatën aktuale dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

“Vlerësova bashkëpunimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe kontributin e Aleancës për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil në Kosovë dhe rajon”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Breshëri gjigant godet Zvicrën: “Kolosë të tillë i kam parë rrallë”

0
Një stuhi jashtëzakonisht e fuqishme përfshiu pjesë të Zvicrës të premten paradite. Në disa zona ranë kokrra breshëri më të mëdha se topat e...