POSTIMET E FUNDIT

Lamallari takon homologun Karner

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, është takuar me homologun e tij austriak, Gerhard Karner, në kuadër të aktivitetit Europa Forum Wachau, ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe integrimit europian.

Përmes një reagimi publik, Lamallari bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin në menaxhimin e kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, si dhe koordinimin përballë sfidave të përbashkëta europiane.

“Kënaqësi të takohesha me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Gerhard Karner, me të cilin diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë, menaxhimit të kufijve, luftës kundër krimit të organizuar dhe koordinimit në kuadër të sfidave të përbashkëta europiane. Partneriteti me Austrinë mbetet i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit europian dhe në garantimin e më shumë sigurie për qytetarët tanë”, u shpreh Lamallari.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët austriakë, si edhe për sipërmarrësit nga Austria që kanë zgjedhur të investojnë në vend. Takimi vjen në një moment kur bashkëpunimi rajonal dhe ai europian në fushën e sigurisë mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve shqiptare, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB