BallinaAtdheuKurti në Washington: Falënderon kongresistin Torres për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti në Washington: Falënderon kongresistin Torres për mbështetjen ndaj Kosovës

-

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi në Washington, kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ritchie Torres.

 

Qeveria ka njoftuar se Kurti e falënderoi kongresistin Torres për qëndrimet e tij të hapura dhe të zëshme në mbështetje të Kosovës. Ai e informoi për progresin ekonomik dhe demokratik që vendi ka shënuar vitet e fundit, si dhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon.

Në takim, Kurti theksoi aspiratën e palëkundur të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si orientim dhe objektiva strategjike të shtetit tonë.

Gjithashtu, sipas njotimit, Kurti nënvizoi planet e mëdha investive në vend, përfshirë projektin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, zhvillimin e hovshëm të sektorit të teknologjisë dhe mundësitë që kompanitë amerikane të bashkëpunojnë e të investojnë në Kosovë, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nxënësit e shkollës “Eqrem Çabej” përfaqësojnë Kosovën në Gjermani

0
Nxënësit që po përfaqësojnë Kosovën në Gjermani kanë zhvilluar një ditë të parë të pasur me aktivitete, duke dëshmuar përgatitjen dhe aftësitë e tyre...