spot_img
BallinaAtdheu"Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në botë – dëshmi e...

“Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në botë – dëshmi e forcës së institucioneve”

-

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të ‘Global Safety Report 2025’ nga Instituti Gallup, ku Kosova është renditur e para në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, si dhe e treta në botë për ecje vetëm gjatë natës.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti tha se ky është një tregues i madh se qytetarët e Kosovës po e gëzojnë njërën prej të drejtave më të rëndësishme – sigurinë. Ai theksoi se vendi ynë është renditur edhe në mesin e dhjetë vendeve më të sigurta në botë për ecje vetëm gjatë natës.

“Ky është një tregues i madh se qytetarët tanë po e gëzojnë një nga të drejtat më të rëndësishme, dhe reflekton forcën e institucioneve tona”, shkroi Kurti në platformën X.

Indeksi i organizatës amerikane Gallup mat perceptimin e qytetarëve lidhur me sigurinë e tyre personale, besimin që kanë te policia dhe gjasat për të qenë viktimë e krimeve të dhunshme ose vjedhjeve. Pikërisht në këta tregues, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar shumicën e vendeve të Evropës dhe botës.

Ky vlerësim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përforcimin e imazhit të Kosovës si një vend i sigurt për të jetuar, për të vizituar dhe për të investuar, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...