BallinaAtdheuKurti: Autostrada Shkup–Bllacë, investim që lehtëson jetën e qytetarëve dhe fuqizon ekonominë

Kurti: Autostrada Shkup–Bllacë, investim që lehtëson jetën e qytetarëve dhe fuqizon ekonominë

-

Shkup/Bllacë – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të autostradës Shkup–Bllacë, duke e cilësuar këtë projekt si një investim me rëndësi të veçantë jo vetëm për infrastrukturën, por edhe për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Kurti tha se ndërtimi i kësaj autostrade do të shkurtojë distancat, do të lehtësojë qarkullimin dhe do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

“Rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës. Përveçse do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonominë e vendeve tona”, deklaroi Kurti gjatë ceremonisë.

Sipas tij, rëndësia e projektit dëshmohet edhe nga fluksi i madh i transportit përmes pikës kufitare në Han të Elezit. Kurti bëri të ditur se në këtë pikë doganore kalojnë rreth 54 mijë maune në vit, ose afërsisht 150 maune në ditë.

Ai theksoi se investimi në infrastrukturë rrugore është njëkohësisht investim në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin e bizneseve.

“Çdo kilometër rrugë është investim në jetën e qytetarëve”, u shpreh Kurti, duke shtuar se autostrada do të sjellë më shumë lehtësi për qytetarët dhe mundësi të reja për bizneset, transmeton rtk.

Autostrada Shkup–Bllacë, sipas Kurtit, është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe përbën një lidhje strategjike që përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit foli edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili vlerësoi rëndësinë e projektit për lidhjen infrastrukturore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Projekti Shkup–Bllacë shihet si një hallkë e rëndësishme në forcimin e lidhjeve rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke synuar përmirësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave dhe forcimin e lidhjeve me korridoret evropiane.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UNICEF alarmon: Një në dhjetë fëmijë në RMV përballen me eksploatim...

0
Vetëm 1 për qind e viktimave denoncojnë rastet – shumica e autorëve janë persona të njohur për fëmijët Shkup – Të paktën një në dhjetë...