BallinaAtdheu116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Shkodra ruan ende gjurmët e...

116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Shkodra ruan ende gjurmët e familjes së shenjtores shqiptare

-

26 gushti shënoi 116-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe njerëzve në nevojë. Në vitin 1928, në moshën 18-vjeçare, Gonxhe Bojaxhiu u largua nga Shkupi drejt Dublinit për të nisur rrugëtimin e saj fetar. Pas largimit të saj, edhe familja, nëna Drane dhe motra Age, u shpërngulën nga Shkupi drejt Shqipërisë. Në një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës, të njohur si Lagjja Draçin, ndodhet shtëpia-muze, ku përgjatë viteve 1932-1933 jetoi familja e Nënë Terezës.

Studiuesi Dom Nikë Ukgjini evidenton momentet historike që tregojnë lidhjet e Nënë Terezës dhe familjes së saj me Shqipërinë dhe Shkodrën.

“Për një kohë të caktuar, familja e saj ka jetuar në Shkodër për një kohë shumë të shkurtër, sepse ka qenë familje e njohur edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni. Pastaj lidhja me Shqipërinë ose me Shkodrën ishte edhe nga ajo që ka jetuar gjatë kohës së komunizmit nëna dhe motra në Tiranë dhe aty kanë vdekur. Dhe ishte ajo dëshira e saj e zjarrtë që, pas shumë vizitave që ka bërë nëpër botë, të vinte edhe në Shqipëri. Kështu që, më në fund, iu mundësua të vinte për të parë varrin e nënës dhe motrës, më 15 gusht të vitit 1989.”, tha ai.

Kujtesa për shenjtoren shqiptare është e pranishme edhe në qendër të Shkodrës, ku ndodhet shtatorja e saj. Hapësira mban gjithashtu emrin Sheshi Nënë Tereza, duke e bërë figurën e saj pjesë të identitetit dhe kujtesës së qytetit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UNICEF alarmon: Një në dhjetë fëmijë në RMV përballen me eksploatim...

0
Vetëm 1 për qind e viktimave denoncojnë rastet – shumica e autorëve janë persona të njohur për fëmijët Shkup – Të paktën një në dhjetë...