BallinaAtdheuKryeministri Rama për vizitë dyditore në Spanjë, do të pritet nga mbreti...

Kryeministri Rama për vizitë dyditore në Spanjë, do të pritet nga mbreti Felipe VI

-

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore (6 dhe 7 shkurt) në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministria.

Çmimi “Espanol Universal Award” është një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, në nisje të vizitës Kryeministri Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, e më pas Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “World Law Congress Albania 2027”.

Agjenda e vizitës, datë 7 shkurt 2025:

10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI

10: 30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TRUMP, PUTIN DHE XI JINPING DREJT NJË TAKIMI TREPALËSH, ARMËT BËRTHAMORE...

0
SHBA, RUSI DHE KINË – Tre liderët e fuqive më të mëdha botërore, presidenti amerikan Donald Trump, ai rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez...