BallinaAtdheuKreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

-

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 372-të, të enjten, ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative. Në proces të votimit morën pjesë 10 anëtarë, prej tyre 9 votuan për dhe një kundër, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Mandati i kryetarit do të jetë 5-vjeçar.

Në rend dite, KGJK ka gjithashtu ndër të tjera edhe raportimet e kryetarëve të gjykatave për periudhën prill-qershor 2026.

Kujtojmë se “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar për intervistimin e dy kandidatëve për kryetar të Gjykatës Administrative, të cilët ishin ishin: Kreshnik Kaçiu dhe Liridona Ajeti-Kajtazi.

Komisioni për vlerësimin e kandidatëve kishte këtë përbërje: Afërdita Bytyqi- kryetare, Bashkim Hyseni dhe Fahret Vellija- anëtarë, kurse Ivana Milenkoviq- anëtare rezervë.

Procesi për përzgjedhje bazohet në Ligjin për Gjykatën Administrative dhe Rregulloren 12/2022 për Procedurën e Zgjedhjes, Emërimit, Pezullimit dhe Shkarkimit të Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.

Kujtojmë se më 5 maj 2026 u hap zyrtarisht Gjykata Administrative me seli në Prishtinë.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar mbi atë se çka parasheh Ligji për Gjykatën Administrative, ku ndër të tjera përcaktohet se kjo gjykatë ka katër departamente dhe atë 1. Fiskal, 2. Kontestet e Punës, 3. Skemat Sociale dhe Pensionet dhe 4. Përgjithshëm.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte shpallur konkursin për kryetar të kësaj Gjykate, në mbledhjen e mbajtur 30 prill 2026./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

C.Ronaldo nuk ndalet, legjenda portugeze kap kuotën e 979 golave

0
C.Ronaldo as që ka ndërmend të ndalet, të paktën jo pa arritur objektivin e fundit historik, kuotën e 1 mijë golave në karrierë. Legjenda...