BallinaSportiKrasniqi shënon dhe asiston në derbin e Zvicrës! Luzernit nuk i mjaftojnë...

Krasniqi shënon dhe asiston në derbin e Zvicrës! Luzernit nuk i mjaftojnë dy golat e Rrudhanit

Futbollisti Bledian Krasniqi është trim i fitores së Zurich-ut me rezultat 3:2 ndaj Luzernit, në fakt ishte derbi i javës së 28-të në Kampionatin e Zvicrës.

Krasniqi shënoi në minutën e 34-të dhe asistoi në atë të 77-tën.

Për Zurich-un shënuan Chouiar (32′), Krasniqi (34′), Ballet (77′) dhe për udhëtuesit Rrudhani (5′ e 90+5’ – nga penalltia).

Luzernit nuk i mjaftuan dy golat e Donat Rrudhanit.

Krasniqi u zëvendësua në minutën e 78-të.

Lindrit Kamberu u paraqit tërë takimin për Zurich-un.

Luzern renditet në vend të tretë me 44 pikë e Zurich në të pestin me 42 sosh. /K.Goca

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Infantino nuk mund të rizgjidhet

0
Ditët kalojnë, ndërsa pozicioni i Gianni Infantino vazhdon të rëndohet dhe misioni i tij për t’u rizgjedhur si president i FIFA bëhet më i...