Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë të Zvicrës njofton të gjithë bashkatdhetarët se adresa e vetme për dërgimin e zarfeve të votimit me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës në Zvicër është:
KQZ – ZGJEDHJET
POSTFACH
3024 Bern
Prandaj, të gjithë ju që keni zgjedhur opsionin e votimit me postë në Zvicër, ju lutemi që zarfet me fletëvotime të mos i dërgoni në adresën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë apo në Konsullatat në Gjenevë dhe Cyrih, por vetëm në adresën e lartcekur.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, transmeton Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, përcjell helveticALForum.ch.




