BallinaAtdheuKQZ-ja ndan mbi 144 mijë euro për deputetët e rinj

KQZ-ja ndan mbi 144 mijë euro për deputetët e rinj

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka ndarë 10 për qind të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike në Kuvend, për periudhën nga 13 shtatori deri më 31 dhjetor. Sipas njoftimit të KQZ-së, deputetëve të Kuvendit të sapokonstituuar u janë ndarë gjithsej 144 mijë euro.

Këto mjete, sipas KQZ-së, ndahen “me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet”.

Ndërkohë, KQZ-ja ka marrë vendim për pezullimin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), pasi kjo parti nuk e ka mbajtur kuvendin zgjedhor brenda afatit të përcaktuar. “KQZ-ja po ashtu ka pezulluar partinë politike Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), pasi nuk e ka mbajtur kuvendin zgjedhor brenda afateve të parapara. PAI, e regjistruar më 5 nëntor 2010, ka qenë e obliguar që kuvendin e radhës ta mbajë deri më 11 shtator 2026 dhe për këtë është njoftuar disa herë nga Zyra”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas vendimit të KQZ-së, PAI është obliguar që ta mbajë konventën/kuvendin e saj zgjedhor brenda një afati shtesë prej 45 ditësh.

Në rast se partia nuk e përmbush këtë obligim brenda afatit të përcaktuar, ajo do të çregjistrohet nga regjistri i partive politike në Kosovë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

CIKËL POETIK NGA GABRIELLA PICERNO – ITALI

0
Gabriella Picerno është psikologe, pedagoge dhe kritike letrare italiane, veprimtaria e së cilës ndërthur edukimin, krijimtarinë dhe poezinë bashkëkohore. Ajo njihet për zërin e...