Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Shkëlqesia e Tij Valdet Sadiku, së bashku me Këshilltarin Hamdi Reqica, zhvilluan një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, z. Erik Kopač, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e vazhdimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ambasadori Sadiku dhe Këshilltari Reqica e uruan z. Kopač për emërimin e tij të ri, duke i përcjellë urimet për detyrën e re dhe duke rikonfirmuar gatishmërinë e palës kosovare për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me institucionet e Republikës së Sllovenisë. Në takim u theksua rëndësia e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe e shkëmbimit të përvojave, me synim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Pala kosovare mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet sllovene dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar në iniciativa të reja të përbashkëta në të ardhmen. Takimi vlerësohet si një tjetër hap në kuadër të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, njofton Ambasada e Kosovës në Slloveni, përcjell helveticALforum.ch.










