BallinaEKSKLUZIVEKosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

-

Me një shfaqje me tinguj mesdhetarë, që u hap me një performancë tarantele dhe një shfaqje spektakolare dritash dhe fishekzjarresh, Taranto i dha lamtumirën edicionit të 20-të të Lojërave Mesdhetare, duke ia dorëzuar stafetën organizatorëve të Prishtina 2030.

Përfaqësues nga 26 vendet pjesëmarrëse parakaluan në fushën e stadiumit Lacovone në mbyllje të këtyre lojërave. Ky ishte një edicion rekordthyes, me Italinë që dominoi, duke vendosur një rekord të të gjitha kohërave për medalje: 224 në total (74 ari, 78 argjendi dhe 72 bronzi). Rekordi i mëparshëm, i cili gjithashtu i përkiste Italisë dhe datonte që nga Lojërat Mesdhetare në Bari 1997, u thye.

Turqia dyfishoi numrin e saj medaljeve, duke u renditur e dyta me 111 vende në podium. Greqia u rendit e treta me 71. Shqipëria u rendit në vendin e 16-të, me 6 medalje (2 ari, 1 argjendi, 3 bronzi), mes 26 vendeve pjesëmarrëse. Kosova, e cila do të organizojë Lojërat 2030, u rendit e 15-a me 9 medalje (2 ari, 3 argjendi, 4 bronzi), transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shoqata “Lugina e Preshevës”: Flamur Gashi, një profil i denjë për...

0
THIRRJE PËR UNITET DHE PËRGJEGJËSI PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” – St. Gallen, Zvicër Cyrih, 04 shtator, 2026...