BallinaEKSKLUZIVEKosova dhe Shqipëria, tani e tutje duhet të kalojnë nga solidariteti emocional...

Kosova dhe Shqipëria, tani e tutje duhet të kalojnë nga solidariteti emocional në një kundërofensivë strategjike

-

Nga Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog

Kosovës në këto momente historike i duhet si ajri, jo një solidaritet mekanik (euforik e vajtues), por një solidaritet organik, ku shteti dhe institucionet duhet ta ruajnë si gjakftohtësinë e veprimit, ashtu edhe mënyrën e reagimit racional. Tani për tani, të dy shteteve tona urgjentisht u duhet krijimi i një task force aktive, që do të ishte shumë praktike dhe tejet pragmatike rreth grumbullimit të fakteve të reja ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale. Po them të dy shteteve, me qëllim që të kuptohet se angazhimi i njëjtësuar ka prekur thellësisht interesat strategjike të vetë shteteve, po edhe vetë kombit. Ngase, nëse nuk “shpërlahet” me mençuri dhe me argumente kjo hipotekë e padrejtë që iu amputua për herë të parë shqiptarëve në gjithë historikun e qenësimit, do të bartet me dekada e ndoshta edhe me shekuj të tërë në “xherdanin” e ndërgjegjes së brezave që po vijnë.

Një tjetër task force që ka objektiva konkrete; një grup ekspertësh me eminentë juristësh andej e këndej kufirit; një buxhet të majmë, në të cilin duhet të aktivizohen edhe “xhepat” e diasporës, bashkë me ato dy-shtetërore, ashtu siç kanë vepruar kroatët. Sepse, aktgjykimi që e “prodhoi” Gjykata Speciale, në fakt ishte një aktgjykim politik i fabrikuar dhe i “argumentuar” ekskluzivisht me dosje, dokumente dhe narrativa të prodhuara ekskluzivisht nga shqipfolësit e paguar, të shantazhuar dhe të joshur me lloj-lloj benefitesh materiale, që i “mirëmbajtën” me vigjilencë maksimale shërbimet inteligjente të shtetit serb.

Dhe një task force tjeter diplomatike, të bashkëdyzuar me një tjetër nga komuniteti i juristëve, ai i historianëve (që do të shkundullonin çdo arkiv brenda dhe jashtë dy shteteve tona për gjithë periudhën e pasluftës), nga ai i marrëdhënieve ndërkombëtare (që do të animonin qendrat e vendimmarrjes; Washingtonin dhe Brukselin, në veçanti) dhe një task force tjetër nga komuniteti i ekspertëve të komunikimit strategjik (që do të mblidhnin fakte të reja të luftës hibride që u zhvillua në këto tri dekadat e fundit kundër shtetësisë së Kosovës), ashtu siç veproi shteti kroat. Këto grupe të përbashkëta, sidomos ato nga sfera e diplomacisë, do të duhej të operonin taksativisht në një sinkron të vetëm dhe në koordinim me qeveritarët.

    Loading posts…
    - Reklama -spot_img

    Duhet ti lexosh

    Rama dhe Kurti në Nju-Jork, axhenda të ndara gjatë qëndrimit në...

    0
    NJU-JORK – Prania e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara, në të njëjtën periudhë kur në...