BallinaEKSKLUZIVEKosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

-

Prishtinë – Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë riafirmuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fushën e sigurisë dhe luftimit të krimit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar me atasheun e FBI-së për Zbatimin e Ligjit, Brendan Collins. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet institucioneve, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme policore me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Në takim është vlerësuar edhe mbështetja e vazhdueshme që institucionet amerikane të sigurisë i kanë dhënë Policisë së Kosovës ndër vite. Policia e Kosovës ka theksuar se këtë bashkëpunim e konsideron të rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e sigurisë për qytetarët.

“Policia e Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, thuhet më tej në njoftim.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre amerikane të sigurisë përfshin koordinimin në fusha të ndryshme policore, me fokus në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe në forcimin e sigurisë, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Konjufca në Nju Jork: Kontributi i diasporës shqiptare në SHBA është...

0
Nju Jork – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë vjetore të...