Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mbyllur të mërkurën, më 11 nëntor 2026, për shkak të festës zyrtare amerikane, Ditës së Veteranëve (Veterans Day). Lajmi është bërë i ditur nga vetë Konsullata, përmes një njoftimi publik, ku u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftim bëhet e ditur se për raste emergjente konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +1 (631) 894-2447. Konsullata ka theksuar se ky numër është i dedikuar vetëm për raste emergjente jashtë orarit zyrtar të punës. Po ashtu, përmes këtij njoftimi, Konsullata e Kosovës në New York ka falënderuar bashkatdhetarët për mirëkuptimin./BS










