POSTIMET E FUNDIT

Konferenca për Hormuzin në Paris – Një shenjë uniteti

Kalim i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit u kërkua nga shumë shtete në Paris. Në Konferecën e organizuar nga presidenti Macron u fol për sigurimin e saj përmes një misioni detar.Kalim i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit u kërkua nga shumë shtete në Paris. Në Konferecën e organizuar nga presidenti Macron u fol për sigurimin e saj përmes një misioni detar. Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz dolën para mikrofonëve së bashku në Paris. Paraqitja e përbashkët kishte për qëllim të dërgonte një sinjal të unitetit evropian. Megjithëse Irani sërish kërcënoi me bllokim të ri, Macron e përshëndeti fillimisht njoftimin e Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit për kohëzgjatjen e armëpushimit, por theksoi se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Duke iu drejtuar Iranit, por edhe Shteteve të Bashkuara, Macron kërkoi hapje të përhershme të ngushticës. Ky ishte mesazh i përbashkët i rreth pesëdhjetë shteteve dhe organizatave që ishin lidhur përmes videokonferencës në Paris, ai deklaroi: “Ne kërkojmë hapjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit nga të gjitha palët e përfshira. Ne kërkojmë rivendosjen e lëvizjes së lirë si para luftës dhe respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare detare.”

“Mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës”

Sipas të dhënave të Pallatit Élysée, rreth 50 përfaqësues të shteteve dhe organizatave morën pjesë në konsultime. Shumica e tyre vinin nga Evropa, por në bisedime morën pjesë edhe Kina, India dhe Australia. Nga ana tjetër, palët ndërluftuese – SHBA-ja, Izraeli dhe Irani – nuk ishin të pranishme.

Merz u shpreh i impresionuar nga vendosmëria e pjesëmarrësve në konferencë: “Të jem i sinqertë, më habiti disi se sa e madhe ishte pajtueshmëria në vlerësimin e situatës dhe sa të qarta dhe të njëjta ishin edhe përfundimet.”

Siç pritej, Macron dhe Starmer njoftuan synimin për të ngritur një mision shumëkombësh për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Operacioni do të nisë sapo rrethanat ta lejojnë, tha kryeministri britanik Starmer: “Ky do të jetë një mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës, për të garantuar lundrimin tregtar dhe për të mbështetur pastrimin e minave.” Më shumë se një duzinë shtetesh kanë premtuar mbështetje.

Merz ofron mbështetje gjermane

Merz në Paris la të kuptohet se edhe Gjermania do të jetë pjesë e misionit: “Nga këndvështrimi ynë, një pjesëmarrje e tillë mund të përfshijë pastrimin e minave dhe vëzhgimin detar.” Prandaj, Gjermania do të marrë pjesë në bisedimet e mëtejshme të planifikimit ushtarak.

Megjithatë, kancelari federal shpjegoi gjithashtu se kjo pjesëmarrje gjermane do të kushtëzohej me përfundimin e luftimeve në terren dhe ekzistencën e një mandati ndërkombëtar për misionin./DW/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB