BallinaAtdheu“Jo në emrin tim”, protesta hyn në natën e 17-të – ndryshon...

“Jo në emrin tim”, protesta hyn në natën e 17-të – ndryshon ora e tubimit

-

Organizatori Çlirim Haziri njofton se protesta në Prishtinë do të vijojë edhe sonte, ndërsa prej kësaj mbrëmjeje tubimi do të nisë në orën 19:00.

Protestat e organizuara nën moton “Jo në emrin tim” do të vazhdojnë edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shënuar natën e 17-të radhazi.

Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, ka njoftuar se prej kësaj mbrëmjeje do të ndryshojë edhe orari i tubimit. Sipas tij, protesta do të nisë në orën 19:00.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së radhës.

“KUJDES – NGA SONTE NDRYSHON ORARI! ORA 19:00. Sheshi ‘Skënderbeu’.”

Haziri ka theksuar se protesta po hyn në natën e 17-të të organizimit, duke e lidhur tubimin me kërkesat për drejtësi dhe me çështjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“17 net rresht. Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi sonte në ora 19:00!”, ka shkruar ai.

Protesta pritet të zhvillohet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubim.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Liria ka Emër fton mërgatën në protestën e 10 tetorit në...

0
Platforma qytetare Liria Ka Emër ka ftuar bashkatdhetarët që t’i bashkohen protestës kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep...

LIGJËRATË PËR STUDENTËT