BallinaAtdheuIsh-deputeti i PDK-së i bashkohet AAK-së

Ish-deputeti i PDK-së i bashkohet AAK-së

-

Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i është bashkuar AAK-së. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e prezantoi përmes një video në Facebook ardhjen më të re në parti. Kastrati, siç bëri të ditur Haradinaj, do të jetë kandidat për deputet.

“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij”, shkroi ai.

“Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim”, shtoi Haradinaj, transmeton BSot

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump paralajmëron mundësinë e një tjetër operacioni ushtarak kundër Iranit

0
Presidenti amerikan lë të hapur mundësinë e rinisjes së goditjeve ushtarake, ndërsa bisedimet e paqes mbeten të pezulluara dhe rritja e çmimeve të karburantit...