BallinaAtdheuEdi Rama u ofron dialog protestuesve për të pestën herë

Edi Rama u ofron dialog protestuesve për të pestën herë

-

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë të re simbolike pasi karriget dhe stolat e betonit të vendosura ditët e mëparshme u hoqën nga protestuesit.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, titulluar “Mirëmëngjes”, Rama tregon një stol të madh betoni të vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “DIALOG”.

Kjo është dita e pestë radhazi që kreu i qeverisë përdor gjeste të tilla për t’i ftuar studentët dhe protestuesit e tjerë në tryezën e dialogut.

Pak ditë më parë ai rreshtoi karriget e kuqe me të njëjtin mesazh, por protestuesit i hoqën dhe thyen ato, duke këmbëngulur se nuk ka dialog pa dorëheqjen e tij teksa protestat kanë hyrë tashmë në ditën e 12, me pjesëmarrjen edhe të pedagogëve, ndërsa protestuesit vazhdojnë të refuzojnë çdo ftesë për bisedime dhe kërkojnë largimin e kryeministrit.

Ndërkaq, ditën e sotme është thirrur një tubim kombëtar në kryeqytet,  me të cilën janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa në orën 14:00 është paralajmëruar bashkimi i grupeve të studentëve në tubimin përpara Kryeministrisë, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bajraktari thirrje ambasadorit amerikan dhe BE-së: Të krijohen kushtet për një...

0
Biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari i ka bërë thirrje ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, dhe përfaqësuesve evropianë që të angazhohen me protestuesit, qeverinë dhe...