BallinaFoto LajmIrani godet portin më të madh të gazit në Katar

Irani godet portin më të madh të gazit në Katar

-

Katari ka njoftuar se një sulm nga Irani ka shkaktuar zjarr në zonën industriale të gazit në Ras Laffan, në bregdetin verior të vendit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, mbrojtja civile është angazhuar për të vënë nën kontroll flakët në një nga objektet kryesore të gazit të vendit, pas goditjes së raportuar nga Irani.

Ngjarja vjen pasi Teherani paralajmëroi se do të shënjestrojë infrastrukturën energjetike në rajonin e Gjirit, në përgjigje të sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj objekteve të tij të gazit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi dëmet apo nëse ka persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sindikatat në Zvicër kërkojnë pagë minimale prej 5000 frangash për punëtorët...

0
BERNË – Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) po përgatitet të ndërmarrë një nismë popullore për vendosjen e një page minimale prej 5000 frangash...