BallinaAtdheuHarta me 46 bashki në duart e Presidentit, Begaj ka 20 ditë...

Harta me 46 bashki në duart e Presidentit, Begaj ka 20 ditë kohë për vendimin

-

Harta e re territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në 46, pritet të kalojë në shqyrtimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Kreu i shtetit do të ketë 20 ditë kohë për të vendosur nëse do ta dekretojë ligjin, do ta kthejë për rishqyrtim apo do të lejojë hyrjen e tij në fuqi pa një vendim të shprehur. Reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive, duke e vendosur Presidentin përballë një vendimmarrjeje të rëndësishme për organizimin e ri të pushtetit vendor. Përveç fatit të hartës territoriale, Begaj duhet të përcaktojë edhe datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2027. Afati për këtë vendim përfundon më 7 nëntor, ndërsa në tryezë janë dy alternativa: dy të dielat e fundit të prillit ose dy të dielat e para të majit. Kjo e fundit konsiderohet periudha e preferuar nga Partia Socialiste, ndërsa mbetet për t’u parë se cilën datë do të zgjedhë kreu i shtetit për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sylvinho rrëfen eksperiencën te Shqipëria: “Kualifikimi në Euro 2024 ishte diçka...

0
TIRANË – Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka rrëfyer eksperiencën e tij trevjeçare e gjysmë në krye të kuqezinjve, duke veçuar kualifikimin në Kampionatin...