POSTIMET E FUNDIT

Genc Tirana: “Albanian Book Festival” në Toronto synon të promovojё letërsinë shqipe në një treg ndërkombëtar

Intervistoi: Sokol Paja

1. Z.Tirana çfarë risish do të sjellë edicioni i dytë i Albanian Book Festival në Toronto krahasuar me festivalin e parë?

Edicioni i parё i Festivalit tё Librit organizuar nga Albanian Canadian Development Alternative nё nёntor 2024 nё Toronto dhe pas ca muajsh nё Montreal tёrhoqi pamasё vёmendjen e opinionit publik tё diasporёs shqiptare nё Kanada e mё gjerё. Kjo ёshtё shtysa qё ne jemi nё vigjilje tё edicionit tё dytё sepse shohim se ky Festival ka gjasa qё tё kthehet nё traditё si njё aktivitet qё rezonon pjesёn mё tё qenёsishme tё kulturёs sonё qё ёshtё letёrsia.

Nё vija tё pёrgjithshme them se ne i mbetemi tё njёjtave objektiva si dhe tё njёjtit format si mё parё, nё promovimin e letërsisë shqipe me pjesёmarrjen direkte tё autorёve, botuesve dhe lexuesve nga tё gjitha trevave ku jetojnё shqiptarё si dhe bashkatdhetarёve qё jetojnё nё diasporё. Ҫfarё dallon me herёn e parё ёshtё fakti qё kёsaj herё ka rritje sasiore tё promovimit tё librave, autorёve dhe shtёpive botuese nё numёr dhe rritje cilёsore qё ne e shohim te kushtet mё tё mira logjistike pёrsa i pёrket ambienteve, stendave tё librave dhe hapёsirave qё kemi vёnё nё dispozicion ku do tё organizohen biseda me autorë, diskutime tematike dhe panele me autorë dhe figura tё spikatura tё kulturёs shqiptare.

Ne jemi tё bindur se e gjithё kjo strukturё e ngritur do tё promovojё mё mirё letërsinë shqipe në një treg ndërkombëtar si Kanadaja nga njera anё si dhe do tё mbështesë autorët shqiptarë, sidomos ata të diasporës që shpesh nuk kanë platforma të mjaftueshme promovimi. Nuk mund të le pa përmendur këtu autorë të spikatur në diasporë si Artan Gjyzel Hasani, Faruk Myrtaj, Kristaq Turtulli, Arben Kallamata, Përparim Kapllani, etj, etj, që gjejnë një hapsirë më tepër në këtë Festival për të prezantuar krijimet e tyre si dhe për gjetur një shteg për tu njohur edhe më tepër me lexuesin shqiptar.

Njё fokus i veçantë i kёtij edicioni ёshtё përkthimi dhe letërsia për fëmijë. Ky festival i ka dhёnё hapёsirё tё veҫantё përkthimeve e botimeve e letërsisë për fëmijë dhe sjelljes sё saj te një audiencë më e gjerë. Kjo do tё bёjё tё mundur përfshirjen e lexuesve qё nuk kanё mundёsi tё lexojnё shqip, gjё qё afron dhe brezin e dytё tё shqiptarёve nё diasporё. Ne besojmё sё aktivitete tё kёtij niveli do tё rrisin interesin e gjithёkuj pёr Festivalin e Librit qё po mbajmё kёsaj here.

2. Kush janë autorët kryesorë dhe shtëpitë botuese pjesëmarrëse?

Siҫ e thashё mё lart rritja sasiore ёshtё ajo qё spikat mё shumё kёsaj here. Nё kёtё Festival marrin pjese rreth 120 shtёpi botuese duke pёrfshirё ato me emёr si Dituria, Onufri, Toena, Dudaj, Pegi, Albas, Ombra GVG, etj, etj. Mund tё them se sivjet kemi marrё madje shumё shtёpi mё tё vogla botuese qё jam i sigurtё se do tё ndihmojnё lexuesit tё njihen me botimet e tyre gjithashtu. Siҫ merret me mend nё Festival do tё prezantohen librat e dhjetra e qindra autorёve tё njohur por do tё doja tё pёrmendja disa prej tyre si Ardian Vehbiu, Rita Petro, Klodian Rado, Ermal Nurja, Shkëndije Ibishi, Pashko Camaj, etj qё do tё jenё prezent me ne dhe lexuesit pjesёmarrёs nё kёtё aktivitet.

Sikurse njё nga objektivat e kёtij Festivali ёshtё ngritja e urave tё komunikimit kulturor mes krijimeve letrare nga vendi amё Shqipёria si dhe shqiptarёve kudo qё jetojnё nё Kosovё, Maqedoinё e Veriut dhe diasporё ne krenohemi me faktin qё Instituti i Historisë “Ali Hadri” nё Prishtinë merr pjesё nё kёtё aktivitet mё qindra libra tё dhuruar.

3. Si lindi ideja për krijimin e këtij festivali dhe cili është misioni i tij për komunitetin shqiptar në Kanada?

Ёshtё fakt tashmё i njohur se komuniteti shqiptar nё Kanada ka njё ngritje tё konsiderueshme intelektuale falё faktit qё politika e emigracionit kanadez synon pёrzgjedhjen e emigrantёve nё bazё tё kritereve strikte pёrsa i pёrket edukimit. Pra mund tё them se ky nivel nuk ёshtё rastёsi. Nё kёto kushte organizata jonё mendoi t’i ofrojё komunitetit njё shёrbim nё plotёsimit posaҫёrisht tё nevojave intelektuale siҫ qasja me letёrsinё.

Pra me kёtё Festival ne jemi tё bindur se duke promovuar letёrsinё dhe kulturёn shqipe nё diasporё do tё bёjmё tё mundur afrimin e brezave pёrmes librit. Madje duke pasur parasyshё organizimin nё shkallё tё gjerё qё pёrmenda mё lart do tё bёhet e mundur forcimi i lidhjeve mes krijuesve, lexuesve nga trevat shqiptare dhe njё komuniteti shqiptar kaq solid qё jeton nё Amerikёn e Veriut siҫ ёshtё dhe Kanadaja.

4. Sa i rëndësishëm është promovimi i librit dhe gjuhës shqipe në diasporë, veçanërisht për brezin e ri të shqiptarëve që po rriten në Kanada?

Shumё herё ne e themi me keqardhje se brezi i dytё dhe madje ai i treti qё po lind e rritet tani humbet ku mё shumё e ku mё pak gjuhёn amёtare. Ky fakt ёshtё i mjaftueshёm qё ne tё ndёrmarrim iniciativёn pёr ta qasur kёtё pjesё tё komunitetit me atё qё ёshtё nё bёrthamёn e kombit, letёrsinё.

Letёrsia jonё si tё gjithё tё tjerat ёshtё universale dhe prek gjithashtu tema universale siҫ janё historia, traditat, familja, dashuria dhe tema tё tjera qё kushdo ёshtё i interesuar tё njihet. Prezantimi i kёsaj kulture nё njё publik tё gjerё shpresojmё qё tё jetё njё premisё qё mё tё rinjtё tё mbajё lidhjet me rrёnjёt dhe kulturёn e kombit nga vijnё. Kjo shpresojmё se do t’i tёrheqё dhe do t’i bёjё tё interesuar tё gjthё visitorёt e Festivalit pavarёsisht moshёs. Kёsisoji ky aktivitet ёshtё njё nga dhuratat mё tё mira qё bёjmё pёr brezin e ri.

5. Si e shihni rolin e Albanian Canadian Development Alternative (ACDA) në forcimin e identitetit kulturor shqiptar përmes aktiviteteve artistike dhe letrare?

Albanian Canadian Development Alternative (ACDA) ёshtё organizatё relativisht e re nё moshё. Ҫfarё mund tё dallohet ёshtё fakti qё ideja e themeluesit tё organizatёs Dr. Rudin Dakli si edhe tё njё grupi profesionistёsh tё fusheve tё ligjeve, mediave, lingustikёs etj qё ju afrua qysh prej fillimit synoi qё nё ditёt e para promovimin e kulturёs dhe vlerave tё kombit tonё shqiptar nё njё shoqёri multietnike tё Amerikёs sё Veriut.

Janё dhjetra projekte tё kryera nga ACDA qё mund tё mos kemi hapsirёn e duhur pёr t’i pёrmendur nё intervistё qё pikёrisht forcojnё identitetin tonё kulturor. Me pak fjalё mund tё pёrmend se projekte tё platformave dixhitale qё bёjnё tё mundur aksesimin e artikujve, revistave dhe studimeve shkencore shqiptare, projekte tё takimeve dhe paneleve mes krijuesve nga fushat e kinematografisё, letёrsisё dhe arteve tё tjera me audiencёn nё diasporё, projekte tё bashkёpunimit akademik Shpiperi-Kanada etj, etj, janё shembuj tё qartё se ACDA ёshtё tashmё njё emёr i njohur qё ka hyrё nё hullinё e ngjizjes dhe forcimit tё identitetit tonё kombёtar nё kёtё pjesё tё kontinentit nё Kanada.

6. Cili është mesazhi juaj për komunitetin shqiptaro-kanadez dhe për të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të ruajnë gjuhën, kulturën dhe lidhjen me rrënjët e tyre përmes librit?

Letërsia ёshtё ajo pjesё e kulturёs qё padyshim na bashkon. Festivali i Librit në Toronto, Kanada është një ftesë për të gjithë qё të zbulojmë historinë tonё, të ndajmë kulturën tonë dhe të ndërtojmë ura të reja mes vetes dhe pse jo mes komuniteteve qё jetojnё nё veri tё kontinentit. Nga ana tjetёr ky Festival ёshtë një festë e gjuhës shqipe, e identitetit tonë dhe e krijimtarisë së autorëve shqiptarë kudo që jetojnë.

Jam i bindur se pikёrisht kёtu fëmijët dhe të rinjtë e lindur në Kanada kanë mundësi të prekin kulturën e tyre në mënyrë direkte mes takimeve dhe paneleve qё do tё mbahen me autorёt. Sigurisht qё nё tё gjithё kёtё proces do takohen tё gjithё brezat. Madje jam optimist pёr edhe mё tej. Letërsia shqiptare është një pasuri e pazbuluar për shumë lexues jo shqiptarё. Duke pasur parasyshё faktin qё brezi i dytё i shqiptarёve kёtu ёshtё nё marrёdhёnje tё ngushta miqёsore dhe familiare me bashkëmoshatarët e tyre kanadezё apo tё kombёsive tё tjera qё jetojnё kёtu i bёn kёta tё dytёt kuriozё dhe tё interesuar edhe pёr kulturёn e letёrsinё shqipe. Pra ky Festival nё kёtё kёndvёshtrim do tё shёrbejnё gjithashtu si urё lidhёse mes komunitetit tonё dhe atij kanadez duke i shёrbyer nё mёnyrё tё natyrshme integrimit tonё nё kёtё pjesё tё botёs./GD

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB