POSTIMET E FUNDIT

Posta e Kosovës shënon 70-vjetorin e pullës EUROPA me emision të veçantë filatelik

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin më të ri të pullave me temën “Evropa”, të titulluar “70-vjetori i pullës Evropa”, duke shënuar një jubile të rëndësishëm në historinë e filatelisë evropiane.

Ky emision i veçantë i kushtohet 70-vjetorit të pullës EUROPA, e cila u emetua për herë të parë në vitin 1956 nga gjashtë shtete evropiane. Që nga ajo kohë, pullat EUROPA janë shndërruar në simbol të unitetit, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të kontinentit, duke promovuar vlerat dhe identitetin e përbashkët evropian përmes artit filatelik. Sipas njoftimit të Postës së Kosovës, gjatë shtatë dekadave këto pulla kanë pasqyruar kulturën, historinë dhe trashëgiminë e vendeve pjesëmarrëse, duke krijuar ura lidhëse mes popujve dhe koleksionistëve në gjithë Evropën. Emisioni i ri përfshin dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë. Ky material filatelik do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë. Në njoftim thuhet se Posta e Kosovës fton koleksionistët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e këtij përvjetori të rëndësishëm duke pasuruar koleksionet e tyre me këtë emision të veçantë, i cili përfaqëson një pjesë të historisë dhe bashkëpunimit evropian, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB