BallinaAtdheuAntónio Costa: E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

António Costa: E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

-

Presidenti i Këshilli Evropian, António Costa, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Evropës, duke përcjellë një mesazh të fortë mbështetjeje për të ardhmen evropiane të vendit.

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve të Kosovës, Costa theksoi se vendi i tyre e ka vendin në Bashkimi Evropian, duke i cilësuar ata si “anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian”.

“Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët europian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi ndarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore”, është shprehur Costa.

Ai nënvizoi se Kosova ndan të njëjtin destinacion evropian me vendet e tjera të rajonit, duke inkurajuar institucionet dhe qytetarët që të vazhdojnë angazhimin në rrugën drejt integrimit.

“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Europian. Po bëhet shumë punë e madhe që kjo të ndodhë. Ju ndani të njëjtin destinacion me pjesën tjetër të rajonit — Bashkimin Europian. Vazhdoni të punoni që kjo të realizohet. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane”, deklaroi ai.

Mesazhi i presidentit të Këshillit Evropian vjen në një kohë kur procesi i integrimit evropian të Kosovës mbetet një nga prioritetet kryesore politike dhe strategjike të vendit.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shaban Tërstena me një mesazh të fuqishëm

0
Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, ka përgëzuar dy mundësit shqiptarë që përfaqësojnë Maqedoninë...