BallinaAtdheuFSK zhvillon qitje me mortaja 60, 81 dhe 120 mm në Shqipëri

FSK zhvillon qitje me mortaja 60, 81 dhe 120 mm në Shqipëri

-

Efektivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar qitje me mortaja të kalibrave 60, 81 dhe 120 milimetra në poligonin e qitjes me armë të rënda të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po thellohet dhe forcohet vazhdimisht përmes aktiviteteve të përbashkëta stërvitore.

“Në kuadër të trajnimeve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan qitje me mortaja 60, 81 dhe 120 mm në poligonin e qitjes me armë të rënda të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Maqedonci.

Sipas tij, gjatë këtij aktiviteti, pjesëtarët e FSK-së dëshmuan përgatitje të lartë profesionale, disiplinë dhe zbatim të standardeve gjatë realizimit të qitjeve.

“Aktivitete të tilla kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e artilerisë, ngritjen e aftësive operacionale dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave tona”, ka shkruar tutje ministri Maqedonci, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova e do BE-në, por është ende larg “provimit pranues”!

0
Nga: Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nuk duhet kuptuar vetëm si një dokument teknik që mat përmbushjen...