BallinaDiasporaFSK-ja shënon një tjetër sukses, kadeti i QSU-së për studime në SHBA

FSK-ja shënon një tjetër sukses, kadeti i QSU-së për studime në SHBA

-

Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare (QSU), një kadet i saj ka nisur studimet semestrale në Universitetin Norwich në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi. Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kjo arritje përbën një moment të rëndësishëm për QSU-në dhe dëshmon përkushtimin për avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve. FSK-ja ka vlerësuar se kjo mundësi është rezultat edhe i vizionit të KOMFSK-së, Gjeneral Jashari, dhe KOMQSU-së, Major Budeci, për avancimin e shkollimit ushtarak, zhvillimin profesional të kadetëve dhe krijimin e mundësive për përvojë akademike ndërkombëtare. Sipas njoftimit, suksesi i kadetit dëshmon nivelin akademik, profesional dhe ushtarak të kadetëve të QSU-së, duke u mundësuar atyre të jenë konkurrues me bashkëmoshatarët nga akademitë dhe universitetet prestigjioze ndërkombëtare. FSK-ja e ka cilësuar këtë mundësi si një investim në gjeneratën e ardhshme të oficerëve, si dhe dëshmi të potencialit të kadetëve për ta përfaqësuar Kosovën në institucionet e njohura akademike dhe ushtarake ndërkombëtare, transmeton BS.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takon Scharpingun, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në vitin...

0
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili...