BallinaSportiFIFA publikon raportin, ja sa kanë përfituar klubet shqiptare

FIFA publikon raportin, ja sa kanë përfituar klubet shqiptare

-

Tashmë merkatoja e transferimeve është mbyllur dhe është koha për të bërë llogaritë se sa janë shpenzuar dhe se sa janë arkëtuar nga klubet përmes lëvizjeve të futbollistëve. Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka përpiluar një raport ku publikon çdo të dhënë në lidhje me transferimet e lojtarëve.

Dhe sipas këtij raporti në total në botën e futbollit janë realizuar mbi 12 500 transferime, duke shënuar një rritje prej 6% në krahasim me vitin e kaluar. Në total në këtë sesion të merkatos klubet kanë qarkulluar 9.8 miliardë dollarë në blerje dhe shitje futbollistësh, një shifër kjo që ka shënuar një rritje me 1.5% në krahasim me merkaton e verës së vitit të kaluar.

Padyshim që në raportin e FIFA janë edhe klubet shqiptare të cilat kanë rezultuar me fitime të konsiderueshme nga ky sesion. Sipas raportit të FIFA në futbollin e vendit tonë janë realizuar në total 238 lëvizje, nga të cilat 133 janë transferime nga kampionate të tjera, ndërsa 105 të tjera janë largime.

Përsa i përket vlerës monetare, klubet në Shqipëri kanë përfituar nga ky sesion i merkatos 2.23 milionë dollarë dhe kanë shpenzuar 627 mijë dollarë. Ajo që vihet re në 3 vitet e fundit për merkaton e transferimeve në futbollin shqiptar është se shifrat e përfituara nga shitjet e lojtarëve kanë kaluar vlerën e 2 milionë dollarëve dhe rekordin e ka vendosur viti 2025 me 2.77 milionë dollarë, ndërkohë që në 2024, klubet e futbollit shqiptar kanë siguruar 2.47 milionë dollarë, transmeton tchannel.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takon Scharpingun, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në vitin...

0
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili...