POSTIMET E FUNDIT

Franca ka startuar me tre pikë në kuadër të Grupit I të Kampionatit Botëror në futboll

Kylian Mbappe e Bradley Barcola janë autorë të golave të fitores me rezultat 3:1 ndaj Senegalit.

Ndeshja u përshkua me disa raste shënimi nga të dyja palët. Edhe Senegali shfaqi lojë të mirë dhe në asnjë moment nuk ishte inferior ndaj nënkampionit në fuqi të botës.

Franca – Senegali 3:1

Stadiumi “MetLife” në Neë York.
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: A. Faghani (Irani) 
Shënues: Mbappe (66′ e 90+6), Barcola  (82′) – Mbaye (90+.5″) 
Kartona të verdhë: Franca: Maignan, Kounde, Saliba, Upamecano, Theo Hernandez (Hernandez80′), Rabiot, Tchouameni, Doue (Cherki 87′), Dembele (Barcola 80′), Olise, Mbappe.
Senegali: Mendy, Diatta, Koulibaly, Niakhate, Camara (Diarra 76′), I. Gueye (Ndiaye  83′), P. Gueye (Ciss 89′) , Sarr (Mbaye 75′), Mane, Jackson (Dieng 83′). Në minutën e 25-të, fat për Francën. Nicolas Jackson (Senegali) brenda zonës dhe gjuan furishëm. Megjithatë, topi kthehet e godet në këmbë portierin por shtylla e djathtë e shpëtoi.

Në minutën e 53-të, Michael Olise (Franca) në pozitë ideale por gjuan drejt në këmbë të portierit dhe rasti shkoi huq. Pas katër minutave, Kylian Mbappe (Francë) në rast ideal por goditja e tij pritet nga portieri Mendy.

Në minutën e 66-të Kylian Mbappe nga afërsia realizoi për 1:0 falë asistimit të futbollistit Olise.

Në minutën e 82-të, nuk kishte dy minuta që u aktivizua, Bradley Barcola (Francë) e mposht portierin Mendy pas asistimit të Rabiot.

Në minutën e 90+5 Ibrahim Mbaye me goditje të fortë realizoi për 2:1, topi përfundoi në pjesën e epërme të portës.

Në minutën e 90+6 Kylian Mbappe (Francë) me një gjuajtje nga 20 metra paraballoi portierin, 3:1

Më 22 qershor Franca takohet me Irakun dhe më 23 qershor Norvegjia e Senegali./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB