BallinaAtdheuFluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair.

Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.

Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë“, shkruan Hoxha.

Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t’i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.

Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg – Tiranë përmes fluturimeve direkte, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Botërori 2030, finalja do të luhet në Marok? Stadiumi do të...

0
Finalja e Kupës së Botës 2030 pritet të zhvillohet në Marok, në një stadium gjigant që po ndërtohet në provincën Benslimane. Lajmi është bërë publik...