BallinaEKSKLUZIVEUshtarët e Kosovës stërviten me forcat amerikane në Gjermani

Ushtarët e Kosovës stërviten me forcat amerikane në Gjermani

-

Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët që kanë realizuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani. Sipas njoftimit  gjatë stërvitjes “Saber Junction 26”, ushtarët e Kosovës kanë zhvilluar trajnim “forcë kundër forcës” me Batalionin e Parë të Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë, i njohur si OPFOR.

“Ky trajnim u mundëson forcave aleate dhe partnere të përballen me skenarë të ndryshëm në kushte presioni, me qëllim forcimin e aftësive për përshtatje dhe reagim në situata luftarake”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se trajnim u ofroi forcave aleate dhe partnere përvojë praktike në kushte reale, duke forcuar aftësinë e tyre për t’u përshtatur dhe për të përmirësuar shkathtësitë luftarake nën presion. Njoftimin e ushtrisë amerikane për Evropë e Afrikë, e ka ndarë edhe FSK-ja në profilin zyrtar të saj, transmeton BS.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Botërori 2030, finalja do të luhet në Marok? Stadiumi do të...

0
Finalja e Kupës së Botës 2030 pritet të zhvillohet në Marok, në një stadium gjigant që po ndërtohet në provincën Benslimane. Lajmi është bërë publik...